Investimet e buxhetit të shtetit në Kukës dhe privatët ulin numrin e të papunëve

Rritja e investimeve nga buxheti i shtetit dhe nga sektori privat ka ulur nivelin e papunësisë në rrethin e Kukësit. Përgjegjësi i zyrës së punës e përkrahjes sociale të rrethit, Dylber Dafku, tha sot se "në dy muajt e parë të vitit 2009, numri i të papunëve është ulur me rreth 300 persona, kryesisht të punësuar në autostradën Durrës- Kukës - Morinë, apo në biznesin privat, duke ulur kështu edhe numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike". Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të papunë 4670 persona, nga 5350 që ishin një vit më parë. Ndërkohë, numri i bizneseve private të regjistruara në zyrën e tatim-taksave të rrethit arrin në 513, nga 443 që ishin të regjistruara në fund të vitit 2007.
...