E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi në Vlorë ekzekuton mbi 90% të vendimeve gjyqësore

Zyra e Përmbarimit e Vlorës, ka ekzekutuar mbi 90 përqind të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, që kanë mbërritur në këtë institucion gjatë dy muajve të fundit. Kryetari i kësaj zyre, Dilaver Çeloaliaj, tha se përmbaruesit kanë punuar me kapacitet të plotë, duke përmbushur në kohë detyrimet ligjore. "Të gjitha vendimet që janë paraqitur për ekzekutim janë vlerësuar", thotë ai, duke shtuar se "çështjet më të mprehta për këtë periudhë kanë qenë konfliktet e pronësisë, që kërkojnë angazhim të plotë për shkak të problematikës që mbartin". Kryetari i zyrës së përmbarimit evidenton domosdoshmërinë e bashkëpunimit me pushtetin dhe institucionet vendore, atributet ligjore të të cilave janë mbështetje e veprimeve përmbarimore. Gjatë vitit të kaluar, në Zyrën e Përmbarimit të Vlorës u depozituan mbi 1100 dosje, mbi 90 për qind e të cilave u ekzektuan. Krahasuar me vitin paraardhës këta tregues ishin në rritje. Në vitin 2007 në këtë institucion u depozituan 765 dosje, nga të cilat u ekzekutuan 540 ndërkohë që pjesa tjetër, u mbart dhe u ekzekutua një vit më pas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›