E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha takohet me zv/ministrin e jashtëm të Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme z. Lulzim Basha priti sot Zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis, i ngarkuar me diplomacinë ekonomike, i cili mbërriti në Tiranë për një vizitë dyditore. Më këtë rast, të dy bashkëbiseduesit trajtuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke vlerësuar si të shkëlqyer nivelin e tyre, si dhe u bisedua  lidhur me anëtarësimin së afërmi të Shqipërisë në NATO dhe procesin e integrimit në BE. Ministri Basha e njohu z. Varvitsiotis me kuadrin e gjerë te zhvillimeve politike dhe ekonomike të Shqipërisë, të ecurisë së reformave për plotësimin e angazhimeve në proceset integruese, ku është përfshirë vendi ynë, si dhe me përpjekjet e qeverisë për plotësimin e të gjitha kritereve që kërkohen për liberalizimin e plotë të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së. Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësime lidhur me nevojën e forcimit dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, finalizimin e projekteve aktuale, si dhe inicimin e projekteve të reja në të ardhmen në fushat me interes të ndërsjelltë si investimet në infrastrukturë, turizëm, etj. Nga ana e tij, z. Varvitsiotis vlerësoi hapat e bëra në Shqipëri për realizimin me sukses të reformave dhe projekteve të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik, përbën prioritet për qeveritë e vendeve tona, veçanërisht në këto momente të krizës së përgjithshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›