PSE IKU SANADER?
Analistë kroatë dhe rajonalë po hamendësojnë lidhur me arsyet e vërteta të dorëheqjes së Kryeministrit të deritanishëm të Kroacisë, Ivo Sanader, duke përcaktuar disa pista të mundshme: përplasjet brenda partisë në pushtet HDZ (Hrvatska Demokratska Zajednica), presionet nga Bashkimi Europian, shantazhet etj., deri tek edhe ndonjë sëmundje e rëndë eventuale e tij ose e ndonjë pjesëtari të familjes. Sidoqoftë, shumica e tyre janë të mendimit se në partinë HDZ ka ndodhur një lloj puçi, pasi një fraksion me peshë me prirje të theksuara të djathta brenda saj, i kryesuar nga Andrija Herbang, ka disa kohë që deklaron se Sanaderi po e çonte partinë drejt greminës. Midis shkaqeve eventuale të dorëheqjes përmendet edhe presioni i BE-së dhe disa ultimatume që i kanë dërguar kohët e fundit Sanaderit disa nga zyrtarët e lartë të BE-së lidhur me dështimin e deritanishëm të bisedimeve kroato-sllovene për mosmarrëveshjen kufitare detare mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Sidoqoftë, më poshtë po sjellim përmbledhjen e një shkrimi në formë analize të botuar këto ditë në gazetën e Zagrebit "Jutarnji List", për arsyet eventuale të dorëheqjes së Kryeministrit të deritanishëm Ivo Sanader dhe për zhvillimet e fundit brenda HDZ-së.
Rënia e Ivo Sanaderit është shenjë e radikalizimit të HDZ-së (Bashkësia Demokratike Kroate), shkruan një nga gazetat kryesore të përditshme kroate "Jutarnji List", duke theksuar se Sanaderi u largua kur arriti ta kuptojë se nuk ka fuqi ta reformojë partinë e vet dhe se e vetmja rrugëdalje e ndershme nga situata e krijuar janë zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
Sipas gazetës, lajmi më i keq mbas dorëheqjes së Sanaderit është përbërja e kryesisë së re të HDZ-së, ku dallojnë Bozhidar Kalmeta, Ivan Shuker dhe Andrija Hebrang, që do të kenë tani në dorë partinë dhe të cilët janë ndër pjesëtarët më në zë e më të rëndësishëm të fraksionit të djathtë nacionalist radikal të HDZ-së. Fjala është për persona që të gjithë karrierën e tyre politike e kanë kaluar në krahun e theksuar antidemokratik të HDZ-së dhe që tani, mbas ikjes së Sanaderit, vijnë në funksionet më të larta të partisë, thekson gazeta, duke vazhduar më tej se, sidoqoftë, kjo tezë mund të jetë e diskutueshme mbas caktimit të znj. Jadranka Kosor në krye të HDZ-së dhe të Kryeministres së re të vendit. Por, po vetë gazeta kroate "Jutarnji List", menjëherë pas këtij konstatimi, thekson se ajo (znj. Kosor) pësoi një disfatë të rëndë në zgjedhjet presidenciale të fundit dhe se kurrë nuk ka marrë pjesë në krijimin e politikës së partisë së vet, ndërkohë që një pjesë e HDZ-së qysh tani ka filluar të vërë në dukje në formë pakënaqësie faktin se ajo ka origjinë etnike serbe.
"Jutarnji List" konstaton se dorëheqja e Sanaderit nga të gjithë postet politike dhe kthesa që ka marrë djathtas HDZ-ja janë pasojë e natyrshme e luftës së pasuksesshme, gati dhjetëvjeçare, të Ivo Sanaderit për të reformuar HDZ-në. "Sanaderi ka ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm në fushën e reformave, me të vërtetë e modernizoi Kroacinë dhe, ajo që është më e rëndësishmja, e bëri më tolerante atmosferën shoqërore në Kroaci", shkruan gazeta zagrebase, duke shtuar se, megjithatë, Sanaderi nuk arriti kurrë ta ndryshojë partinë e vet. "Sanaderi dhe qeveria e tij, gjatë vitit të fundit, gjithnjë e më shumë kishte filluar të ngjante me regjimin e Tugjmanit. Nga dita në ditë po bëhej gjithnjë e më e qartë se Sanaderi nuk ishte më në gjendje të ndërmerrte qoftë edhe një hap vendimtar reformator, se shtetin në cilësinë e Kryeministrit po e drejtonte për inerci dhe se një nga synimet kryesore të partisë (HDZ), por edhe të politikës së brendshme të shtetit ishte që, në asnjë mënyrë të mos prekeshin raportet e definuara, relativisht të konsoliduara, të forcave brenda HDZ-së", shkruan gazeta kroate, duke theksuar se "gabim i madh i Sanaderit ishte se ai nuk iu kundërvu me forcën e duhur strukturave jodemokratike në partinë e vet".
Gazeta "Jutanji List" gjithashtu nënvizon se Sanaderi prej kohësh nuk kishte bërë asnjë lëvizje serioze politike e shtetërore dhe se ai thjesht iku në momentin kur u bë i pafuqishëm në nivele të ndryshme. Gazeta e përditshme kroate e mbyll shkrimin, duke theksuar se e vetmja rrugëdalje politike produktive dhe e ndershme nga situata e tanishme e krijuar janë zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme.