Termokosi, shtëpi më shtëpi

Termokosi e ka humbur durimin. Në pamundësi për t’i bindur qytetarët të paguajnë vullnetarisht, ka vendosur që t’ua marrë ftyrën borxhlinjve përmes medieve.
Menaxhmenti i ngrohtores së vetme në kryeqytet këtë veprim e arsyeton me pamundësinë e saj për të kryer detyrimet ndaj kontraktuesit të mazutit, si rezultat i mospagesës së qytetarëve.
Në njoftimin e Termokosit, gjithashtu, thuhet se do të ushtrohen edhe kallëzime penale për të gjithë ata qytetarë që pas shkyçjes nga sistemi i ngrohjes, kyçen në mënyrë ilegale.
Në fakt, fjala është për aksionin e fundit të Termokosit për ngritjen e inkasimit “Shtëpi më shtëpi”. Nga data 19 e këtij muaji, ekipet e ngrohtores kanë dalë në terren.
“Duke qenë se projekti “Shtëpi më shtëpi“ bëhet me qëllim të përgatitjes së sezonit të ardhshëm dimëror, menaxhmenti kërkon përkrahje nga ana e konsumatorëve që në afat të caktuar kohor të bëjnë pagesat e borxheve të tyre”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit.
Në të kundërtën, thuhet së emrat e borxhlinjve do të publikohen në mediet e shkruara dhe ato elektronike. Pos kësaj, ndaj konsumatorëve të cilët kanë bërë kyçje ilegale, përkatësisht vjedhje të energjisë termike, do të bëhen kallëzime penale.
Por, Termokosi ka edhe një problem tjetër. “Shumica e konsumatorëve faturohen me emra të ish-pronarëve serbë të banesave dhe nuk kanë shprehur gatishmërinë për të bërë ndërrimin e emrit të konsumatorëve ekzistues. Ndaj të gjithë konsumatorëve borxhlinj do të bëjmë padi civile”, njofton menaxhmenti.
Ndërkaq, përmes projektit për ngritjen e inkasimit, menaxhmenti i Termokosit synon që të bëjë riprogramimin e borxheve përmes kësteve mujore, mundësinë e kontestimit të borxheve të vjetra si dhe ekzekutimin e lëndëve ekzistuese sa i përket çështjes së pronësisë dhe ndarjes se obligimeve për borxhet e mbetura.
Fillimisht ekipet e ngrohtores kanë dalë në lagjen Ulpiana, e cila cilësohet si lagjja më problematike sa i përket pagesës së faturave. Konsumatoret e kësaj lagjeje i kanë borxh ngrohtores rreth 3 milionë euro.
“Publikimi i emrave të këtyre konsumatorëve borxhlinj, do të bëhet në fillim të muajit qershor 2010”, thuhet në njoftim.
I njëjti projekt thuhet se do të vazhdojë edhe me rajonet e tjera në kryeqytet. Menaxhmenti thotë se nga rritja e inkasimit do të varet edhe sigurimi i ngrohjes cilësore për sezonin e ardhshëm dimëror. Në të kundërtën, sezoni i ardhshëm nuk do të nisë aty ku nuk ka pasur përgjigje nga ana e konsumatorëve për pagesë.