Vetura misterioze e Pulës

Veturat e tipit Mercedes duket se u kanë hyrë në qejf ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ata po garojnë me njëri-tjetrin se kush vozitet me Mercedesin më të mirë dhe më të shtrenjtë.
Dy veturat e reja të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, që i kushtuan 98 mijë euro, nuk do të jenë asgjë në krahasim me veturën e re të ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka. Kjo e fundit ka porositur një veturë që askush në këtë ministri nuk e di çfarë është, e që i ka kushtuar 59.8 mijë euro. Madje, nuk e dinë as zyrtarët e prokurimit.
Vetura misterioze ende nuk është parë e parkuar para Ministrisë së Energjisë, pasi që ende nuk është nënshkruar kontrata me shitësin.
Në dokumentin që ka siguruar Express thuhet se kontrata i është besuar autosallonit “Auto Mita”, i cili ka pasur ofertën më të mirë për ta furnizuar me këtë veturë ministrinë.
Shpallja e fituesit është bërë më 24 maj, ndërsa kontrata, sipas këtij njoftimi, do të nënshkruhet pas disa ditësh, pa specifikuar datën e saktë.
Express mëson se në bazë të specifikacioneve të kërkuara nga ministria, vetura e porositur për ministren Shiroka-Pula është Mercedes i tipit të fundit të klasës ML.
Zëdhënësi i MEM-it, Naim Zeqiri, thotë se nuk është në dijeni për llojin e automjetit të porositur e as për koston e tij.
Megjithatë, ai arsyeton këtë veprim të kabinetit të ministres duke thënë se vetura që ka vozitur deri më tani numri një i MEM-it ka qenë e dëmtuar rëndë. Deri më tani ministrja Shiroka-Pula thonë se ka vozitur një veturë të tipit Shevrolet, të trashëguar nga ish ministri Et’hem Çeku.
“Kompania që i mirëmban automjetet e ministrisë ka vlerësuar se vetura e ministres nuk është e sigurt për vozitje. Shpeshherë ka pasur prishje dhe ka qëndruar për dy muaj në servis”, thekson Zeqiri.
Sipas tij, ka qenë e nevojshme të blihet një automjet i ri. Për specifikacione teknike nuk di as shefi i prokurimit në MEM, Selami Berisha.
Ai thotë se çfarë veture është dhe çfarë performanca teknike ka, do ta mësojnë kur ta shohin atë. “Në tender nuk është specifiku marka e automjetit. Ne ende nuk e dimë çfarë është. Mund të jetë Mercedes, por mund të jetë Toaureg”, pohon Berisha.
Në hulumtimin që ka bërë Express, duke analizuar çmimet e automjeteve në autosallonet në Kosovë, me çmimin që është blerë vetura e MEM-it mund të blihet Mercedes ML 320 CDI me specifikacione teknike të avancuara.
Vetë zyrtarët e sallonit “Auto Mita” nuk kanë dashur të flasin për gazetë, me arsyetimin se ende nuk e kanë nënshkruar kontratën me ministrinë.
E për dallim nga Qeveria e Kosovës, ministrat e së cilës janë dhënë pas luksit, javën e kaluar qeveria e re britanike ka vendosur, që për të ulur shpenzimet, t'ua marrë ministrave vozitësit dhe veturat zyrtare.