E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyjnë në Shqipëri 15 mijë emigrantë në 3 ditë

 

KAPSHTICA - Gjatë tri ditëve të fundit të javës, nëpërmjet Doganës së Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë rreth 15 mijë emigrantë. Ky fluks krijoi radhë në hyrje të doganës greke deri në katër kilometra ditën e premte, pasi aty punohej me 2 sportele si në ditët e zakonshme. Vetëm në ditët e mëtejshme situata ndryshoi, duke krijuar dhe lehtësira për lëvizjen e emigrantëve. Ditën e shtunë deri në ora 12:00 hynë në vendin tonë 4200 emigrantë dhe afërsisht 1800 autovetura. Fluks të madh emigrantësh në këtë pikë kufitare pati edhe gjatë ditës së djeshme. Deri në orën 15:00 hynë rreth 4000 emigrantë, me rreth 2000 mjete dhe dhjetëra autobusë. Ardhja e emigrantëve përkon me fillimin e pushimeve të verës për ta. Shumica e emigrantëve jetojnë së bashku me familjet në tokën helene dhe vijnë të gjithë për të kaluar pushimet pranë njerëzve të tyre. Pritet që fluksi i emigrantëve të vazhdojë edhe në ditët që do të vijnë. Pas 15 gushtit fillon kthimi i tyre në Greqi.                              j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›