E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke Preci Shkaktoi papunesi ne Shqiperi

Kriza e disavjeçare që ka përfshirë Greqinë ka pasur efekte të ndjeshme në Shqipëri. Punëzimi sezonal ishte ndër sektorët e parë që kriza preku, duke krijuar probleme për qindra familje në Shqipëri. Në një takim të organizuar në Tiranë, ekspertë të ndryshëm thanë se viti i ardhshëm mund të njohë rritje pozitive të ekonomisë greka, çka mund të krijojë terren për efekte pozitive dhe në Shqipëri.

“Borxhi i madh i Greqisë, stanjacioni afatgjatë në këtë vend do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike në gjithë rajonin dhe posaçërisht në ekonominë tonë. Pra, Shqipëria mbetet një nga vendet më të prekura nga kriza greke. Kjo krizë është padyshim një pengesë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit në BE”-tha Preçi.

Që prej tetorit të 2008 ekonomia greke nuk ka njohur rritje ekonomike. Ndryshimi vetëm serioz është regjistruar gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›