E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e makinave cfare perfitojne shqiptaret

Përdoruesit e automjeteve që do të harxhojnë më shumë karburant do të paguajnë më shumë taksa. Pas diskutimeve që ngjallën interesin e gjithë publikut dhe bizneseve, komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në paketën fiskale. Votat pro pa praninë e opozitës i hapin rrugë mënyrës së re të taksimit për automjetet, birrën, karburantet, kafenë dhe veshjeve.

“Ai që e përdor apo shfrytëzon më shumë infrastrukturën, ai paguan më shuëm taksë. Ai që e ndot më shumë mjedisin, ai paguan më shumë taksë. Pavarësisht nëse doni apo nuk doni ta paguani taksën, nëse do ta përdorni mjetin duke qenë se taksa tashmë vilet nëpërmjet karburantit, automatikisht taksa do të merret. Ai që ka cilindratë më të madhe makine paguan më shumë se ai që ka cilindratë më të vogël makine. Ai që e ka makinën më të vjetër paguan më tepër se ai që e ka makinën më të re. Ai që përdor benzinë paguan më pak se ai përdor naftë”-tha Rushaj.

Përfitime pritet të ketë për prodhuesit e birrës dhe për konsumatorët. Sistemi i ri i taksimit bazohet në madhësinë e prodhuesit.  

“Aktualisht ligji shqiptar ka dy tarifa të akcizës për birrën. Për prodhuesit që janë mbi 200 mijë hekto-litër në vit akciza është 40 lekë, ndërsa për ato që janë poshtë 200 mijë akciza është 30 lekë. Është propozuar një përshkallëzim i akcizës duke pasur parasysh që ata që kanë kapacitetet më të vogla të kenë akcizë më të vogël. Praktikisht akciza për të tillë prodhues është ulur me tre herë”- tha Rushaj.

Bërja zero e taksave për veshjet krijon lehtësira për industrinë fason. Ky ndryshim vjen në një kohë kur qindra biznese po largohen nga Afrika e Veriut, duke kërkuar tregje të reja.

Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 korrik 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›