E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 2 tone hashash, merr 8 vjet burg

Tirane- Kapet me 2 tone hashash ne doganen e Kakavijes, Gjykata e Krimeve te Renda e denoi dje me 8 vjet burg. Isuf Duka eshte shpallur dje fajtor, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Liljana Bako. Ngjarja per te cilen akuzohet 50 vjecari, ka ndodhur me 25 nentor te vitit te kaluar. Sipas hetimeve i pandehuri gjate momentit qe ishte duke kaluar ne piken kufitare te Kakavijes me nje maune me traga "TR 4261 B" dhe "TR 9518 G" eshte gjetur nje sasi prej 2 tone te llojin kanabis sativa. Nga hetimet ka rezultuar se droga ishte e destinuar per ne vendin fqinj, Greqine. Droga ishte e vendosur ne karrocerine e maunes, e futur ne canta shpine dhe thase plasmasi. Ajo ishte ambalazhuar ne 72 canta shpine me material sintetik ngjyre e zeze si dhe ne pese thase plastmasi ngjyre te zeze. I pandehuri Duka nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Ashtu si gjate fazes se hetimit, por edhe gjykimit te tij ai ka deklaruar se diten e arrestimit te tij ai ishte nisur per ne shtetin fqinj Greqine per t'u furnizuar me portokall. Ne deklarimet e tij i pandehuri ka sqaruar se nuk ka qene ne dijeni te sasise se droges qe i ishte vendosur ne makine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›