E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi: Reagimi i Kosoves i vonuar

Publicisti Veton Surroi e ka pershkruar kundershtimin e Prishtines zyrtare ndaj dokumentit gjashte pikesh, te propozuar nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Mun, si shume te vonuar. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, i pyetur se si e vlereson qendrimin e Prishtines zyrtare ndaj ketij plani, Surroi ka thene se nuk eshte refuzuar ne teresi. "Jane refuzuar disa elemente te ketyre pikave. Nje qendrim i tille ka ardhur shume i vonuar", tha ai. Surroi ka potencuar se eshte dashur te refuzohet baza e ketyre bisedimeve, dhe baza e ketyre bisedimeve sipas tij, "ka qene hedhja e ketyre gjashte pikave nga sekretari i pergjithshem i OKB ne qershor te ketij viti". Per publicistin kosovar eshte me rendesi te ceket jo vetem faktori i shtrirjes fizike, por edhe i vleres dhe i cilesise se asaj shtrirjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›