“Investimet per turizmin, jane rritur 30 here”
Kryeministri Sali Berisha, duket se e ka vendosur, qe pushimet t’i kaloje ne nje tur udhetimesh pergjate vijes bregdetare te vendit. Pas vizites dhe takimet me banoret ne qytetin bregdetar te Durresit, kreu i qeverise ishte dje ne Himare, ku pohoi se ndonese eshte me pushime, do te inauguroje investimet ne rruget e vendit. “Keto dite jam me pushime, por kenaqesia ime e madhe, eshte se kesaj here pushimet e mia kombinohen cdo dite, me inaugurime rrugesh e investimesh te reja”, tha Berisha. Sipas tij, ne keto 5 vite, vetem ne territorin e bashkise se Himares, eshte investuar 5 miliard leke dhe jane ndertuar 40 kilometra rruge te fshatrave dhe 22 kilometra rrugen Palase-Borsh. “Kam kenaqesi gjithashtu se kete vit, bregu i detit dhe Shqiperia ne teresi kane pritur turiste nga mbare bota, me shume se kurre ne historine e vet. Vitin e kaluar Shqiperia u vizitua nga 3 milion turiste. Kete vit, numri i qytetareve me shtetesi jo shqiptare qe vizitoje Shqiperine eshte rritur me 26 per qind dhe keto te dhena jane deri ne fund te muajit korrik. Brenda nje harku te shkurter kohor, vetem 5 vjecar, nga viti 2004, kur Shqiperine e vizituan vetem 300 mije vizitore, vitin e kaluar pritem 3 milion. Kjo perben nje zhvillim shume ogurbardhe per ne dhe nje mbeshtetje te fuqishme”, tha Berisha. Sipas tij, asnje dege e ekonomise shqiptare nuk ndikon ne portofolin dhe kontot e familjeve shqiptare, sesa turizmi. Perkundrazi, nga turizmi perfitojne mijera e mijera familje shqiptare qe presin turiste, sheshin prodhimet e tyre ne zonat turistike dhe investimet qe behen me radhe ne keto zona. “Ne jemi perpjekur dhe kemi mobilizuar te gjitha potencialet tona qe me shpejtesi te ndertojme nje infrastrukture moderne, natyrisht, me perparesi ne ultesiren bregdetare, ne zonen turistike nga Velipoja ne Ksamil”, tha kryeministri.