E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Aferat korruptive te qeverise

Rozeta Rapushi
Partia Socialiste, akuzoi dje qeverine se jo vetem qe nuk po e lufton aspak korrupsionin por e ka kthyer kete fenomen ne nje norme. Deputetja e PS-se, Olta Xhacka, ne emer te selise roze, denoncoi korrupsionin qe sipas kesaj force politike ka kapur shtetin shqiptar. “Lufta kunder korrupsionit eshte nje prioritet i Shqiperise, por pushteti i Sali Berishes po tregon cdo dite se prioriteti i tij i vertete eshte te pasurohet sa me shume ne kurriz te te gjithe shqiptareve. Pavaresisht se qeveria eshte zotuar perpara qytetareve te saj dhe partnereve nderkombetare per lufte kunder korrupsionit, faktet e pamohueshme tregojne se ne fakt qeveria eshte duke bere krejt te kunderten, duke mbeshtetur korrupsionin dhe duke perfituar prej tij”, akuzoi ajo. Duke u ndalur serish tek deputetja demokrate, Albana Vokshi, Xhacka beri publike fakte te tjera mbi pasurine e fshehur sipas saj, te ish-keshilltares ekonomike te Kryeministrit Berisha, sot deputete e Partise Demokratike. “Bashkeshorti i zonjes Vokshi, babai i femijes se saj, eshte nje nga aksioneret kryesore te nje kompanie te regjistruar ne ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron ne fushen e nxjerrjes se naftes dhe gazit natyror ne Shqiperi. Sic thuhet edhe ne faqen zyrtare te kesaj kompanie, Stream Oil u krijua per te shfrytezuar rezervat e naftes ne Shqiperi. Sot kjo kompani, megjithese eshte regjistruar ne bursen e Torontos zhvillon aktivitetin e saj vetem ne Shqiperi”, tha Xhacka. Sipas saj, Arian Tartari, bashkeshorti i zonjes Vokshi eshte nje nga dy aksioneret e vetem me te drejta vendimmarrjeje ne kete kompani, ku zoteron 12% te aksioneve apo ne vlere monetare rreth 3 milion e gjysem dollare amerikane, pasuri kjo e padeklaruar sipas PS-se nga Vokshi. “Mund ta vertetoni kete ne deklaraten e takimit te aksionereve. Sic mund te shohim nga formulari i QKR per kete kompani, Arian Tartari eshte regjistruar si perfaqesuesi i saj ligjor ne Shqiperi, qe nga 2 Prilli 2008. Vetem kater muaj me vone, me ane te ketij vendimi te Keshillit te Ministrave, me propozim te Ministrise se Ekonomise, kompanise se zotit Tartari i jane dhene ne kontrate koncesionare tre fusha prodhimi nafte dhe nje gazi natyror, me nje kontrate qe nuk merr parasysh interesat e qytetareve shqiptar, pronaret e vertete te naftes ne Shqiperi, por interesat financiare te atehere keshilltares ekonomike te Kryeministrit, ne kete rast ne konflikt flagrant interesi me detyren e saj”, vijoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›