E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi: Do rindertojme edhe kishen e Shen Kollit

Vizitat e tij ne takime me popullin, kryeministri e vijoi ne Pilur te Himares, ku nuk nguroi t’u premtoje banoreve investime te medha ne keto zona. Pas perurimit te perfundimin e lotit te pare, prej 4 kilometrash, te rruges qe lidh fshatin Pilur me bregdetin. Rruga e re, investim i buxhetit te shtetit prej rreth 45 milion leke, qe u mundeson banoreve te Pilurit te dalin me lehte dhe me shpejt ne breg, kryeministri premtoi te tjera investime. “Jam ketu, per t’i premtuar secilit prej jush, kryeplakut te fshatit dhe kryetarit te bashkise se ne kete fshat do te investojme ne rindertimin e plote te infrastruktures”, tha Berisha. Sipas tij, menjehere, sapo te perfundoje projekti, Fondi shqiptar i Zhvillimit do te ndertoje te gjithe trajektoren e rruges se fshatit Pilur deri ne bregdet. Kreu i qeverise informoi se qendra e Pilurit, njelloj si qendra e fshatrave te tjera te bregut, Dhermiut, Vunoi, Jalit e te tjerave, do te rindertohet dhe do te jete nje nga qendrat me te bukura. “Kisha e Shen Kollit do te rindertohet teresisht. Ndaj jam ketu per t’u dhene fjalen se do te investojme ne te gjithe infrastrukturen e ketij fshati mahnites per pamjen, zemren dhe shpirtin e banoreve te tij”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›