E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Opozite te debatoje ne Kuvend, aty behet dialogu

Edi Rama po "privatizon" Partine Socialiste. Ky ishte qendrimi i kryetarit te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS-se. Sipas Patozit, Rama po redukton cdo hapesire per mendimin ndryshe ne selise roze. "Logjika e Rames, te con tek profili i hershem i partise-shtet, qe funksiononte vetem ne regjimin komunist",-tha Patozi. Sipas tij, me vendim te posacem, ne asamble u perjashtua dhe kerkesa per zyrtarizim te oponences kolektive. Per sa i takon dialogut politik mazhorance-opozite, Patozi kujton Kuvendin si institucionin e vetem per debat. Duke komentuar postet vakante ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, Patozi tha se mazhoranca respekton te drejten e kryetarit te shtetit ne perzgjedhjen e kandidaturave. Sipas tij, mazhoranca sikunder Presidenti Topi, mbeshtet kandidatura jopolitike dhe pa lidhje me ish-regjimin e vjeter komunist. Ne kete kuader, kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi, ftoi opoziten te behet pjese e procesit per perzgjedhjen e kandidaturave te reja per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Nese kjo do te ndodhe, tha Patozi, opozita do te tregoje se vlereson rendesine e institucioneve te pavarura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›