Investimet, qeveria merr oferta nga bankat e huaja
Qeveria ka vendosur që të marrë 300 milionë euro hua nga institucionet ndërkombëtare për financimin e investimeve publike. Sipas burimeve nga Ministria e Financave ka përfunduar procesi i pranimit të ofertave për financimin e një huaje prej rreth 300 milionë eurosh, për të financuar investimet publike të vitit 2009, sipas programit të buxhetit. Në këtë fazë janë paraqitur 7 oferta nga institucione financiare ndërkombëtare me shumë reputacion në tregun financiar botëror të tilla si: "Raiffeissen, Deutche Bank", "Alpha Bank", "J.P. Morgan", "Citigroup", "Credit Suisse" dhe "BNP Paribas". Në ditët që vijnë, Ministria e Financave do të bëjë vlerësimin e ofertave për të shpallur fituesit.
ofertat
"Raiffeissen” “Deutche Bank" "Alpha Bank" "J.P. Morgan" "Citigroup" "Credit Suisse" "BNP Paribas"