E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq lë pa energji periferinë e Durrësit

 

Moti i keq është bërë sërish shkak për mungesën e energjisë elektrike në disa zona të vendit. Sipas burimeve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes si pasojë e motit të keq janë shkaktuar avari në linjat 35 kv Shkozet-Shijak-Vorë, Shkozet-Durrës-Porto Romano, Shkozet-Fllakë. Si pasojë e këtyre defekteve energjia elektrike mungoi për disa orë ditën e djeshme në periferinë e Durrësit. Sipas OSSH-së si pasojë e këtij defekti energji mungoi në zonën periferike të Durrësit, në Shkozet, Shijak, Porto Romano e Manzë. Në fakt kjo nuk është hera e parë që moti i keq bëhet shkak për mungesën e energjisë elektrike në vend. Sipas burimeve nga Korporata situata hidrike në Fierzë është në nivele goxha të mira dhe kjo si pasojë e reshjeve. Niveli i liqenit në Hidrocentralin e Fierzës është gati 289.35 metra. Konsumi ditor i energjisë ka arritur në 20.5 milionë kilovat/orë nga ky 16.5 milionë kilovat/orë është prodhim vendas. Sipas drejtuesve të korporatës bilanci i prodhimit për këtë vit për KESH-in do të jetë pozitiv. KESH do të eksportojë shumë energji dhe do të importojë pak. Sipas drejtuesve të KESH-it, në kaskadën e Drinit ka 1.1 milionë kilovat/orë rezerva dhe kjo mund të përdoret për të sjellë përfitime, qoftë për KESH, qoftë për konsumatorët shqiptarë. Në fakt, KESH sapo ka përfunduar eksportin e energjisët me Greqinë. Pas përmirësimi të situatës hidrike në vend Korporata vendosi që të nisë eksportin e energjisë drejt shtetit helen. Eksporti i energjisë nisi më 22 janar përfundoi më 28 janar. Konkretisht KESH i shiti PPC s.a.-së, energji elektrike 8 orë në ditë në intervalet kohore 09.00 - 13.00 (4 orë) dhe 16.00-20.00 (4 orë), nga dita e hënë deri në ditën e shtunë, me një kapacitet 200 MW në total.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›