E Diel, 1 Nëntor 2026

“Diploma” zbulon bazën e falsifikimeve në Tiranë

09/07/2009  Arrestohen dy persona, sekuestrohen 5 vula dhe shumë dokumente

TIRANE- Një bazë falsifikimesh është zbuluar në kryeqytet, ku dy persona kanë rënë në prangat e policisë si dhe 4 vula e një sasi e madhe dokumentesh të falsifikuara janë sekuestruar nga agjentët e sektorit kundër Krimit-Ekonomik. Për gati 1 muaj hetime punonjësit e policisë kanë arritur të mbledhin informacione të sakta se shtetasit Roland Papaproko 56 vjeç nga Vlora dhe Franc Borova 57 vjeç nga Tirana, në një banesë kryenin falsifikim e diplomave, patentave, diplomave të gjimnazeve e një sërë dokumentesh të tjera. Mësohet se për të realizuar këtë aktivitet kriminal, dy personat e sipërcituar kishin në dispozicion pesë vula, ku njëra prej tyre i përkiste Drejtorisë së Policisë qarkut Tiranë, pikës së kalimit kufitar Kakavijë, Ministrisë së Mbrojtjes Dega Mobilizim, si dhe dy vula i përkisnin institucioneve joqeveritare. Për të ndërprerë aktivitetin e kësaj “industrie” falsifikimesh, agjentët e policisë në bashkëpunim edhe me prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, kanë organizuar operacionin e koduar “Diploma”, ku në prangat e të cilit ranë dy shtetasit e lartpërmendur dhe u sekuestruan një sasi e madhe dokumentesh që ishin grumbulluar aty për t’u falsifikuar. Aktualisht prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë po kryejnë veprime të tjera hetimore, pasi dyshohet se në këtë aktivitet janë të implikuar edhe disa persona të tjerë. Mbi të arrestuarit janë ngritur tre akuza.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›