Tabelat e bizneseve vetëm 1 euro
09/07/2009 Ekzekutivi miraton projektligjin duke ndërhyrë tek taksat vendore
“Taksa e tabelës do të jetë një euro, me kusht që tabelat të kenë emërtesë shqip”
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin për reduktimin në një euro të taksës për tabelat emërtuese. Në projektligjin e miratuar nga qeveria, i cili sjell ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, saktësohet se bizneset e kategorisë së bazës së taksës së tabelës, duhet të paguajnë nga një euro. Vetë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë vetëm ata që emërtesat në tabelat e tyre i kanë në gjuhën shqipe, duke përjashtuar emërtesat e filialeve të kompanive të huaja. “Taksa e tabelës do të jetë një euro, me kusht që tabelat të kenë emërtesë shqip. Askush nuk do të mund të vendosë emra të huaj në to, por në gjuhën shqipe. Në rast të kundërt nuk përfitojnë nga ky ligj. Unë mendoj se në të gjithë vendin duhet të kemi një standard të tillë, përveç atyre që janë filiale të kompanive të huaja”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Në këtë projektligj saktësohet gjithashtu se për sa i përket ndërtesave që janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit. Gjatë mbledhjes së djeshme është miratuar vendimi për rimbursimin e TVSH-së brenda një muaji. Vetë kreu i qeverisë, duke prezantuar projektligjin, nënvizoi se parimi “heshtja është pranim” do të jetë i vlefshëm edhe në këtë rast. “Vendosim që TVSH-ja të rimbursohet brenda një muaji. Parimi “heshtja është pranim”, që në këtë rast ka këtë kuptim: në rast se brenda një muaji autoriteti tatimor nuk ka rimbursuar TVSH-në, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta të mos derdhë taksat e tjera. Ai do të mbushë formularin, do ta nisë, por nuk do të derdhë gjë gjer në shumën e TVSH-së. Pra, nis përfitimi i saj”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Berisha u shpreh se ky vendim shndërron në ligj një nga premtimet elektorale, në traditën më të mirë të mbajtjes së premtimeve dhe që i jep fund arbitraritetit të shtetit. “Ky ka qenë një premtim shumë i goditur dhe kjo i jep fund një herë e mirë arbitraritetit të shtetit, i cili, duhet të jemi realist, nuk ka qenë i ekzagjeruar, por nuk duhet të ekzistojë dhe nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar. Me këtë standard të ri Shqipëria vendos një parim të ndershëm dhe lehtësues për biznesin”, - deklaroi ai.
Gjatë mbledhjes së qeverisë Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi ngritjen e një task-force për ndjekjen dhe zbatimin me përpikëri të vendimit, i cili përcakton punën me tri turne të firmave ndërtuese të angazhuara në vepra publike. Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm faktorin “kohë”, Kryeministri tha se do të ndërmerren masa ligjore, të parashikuara në ligj, për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim. “Konstatohet se një sërë firmash nuk punojnë turni i tretë. Kërkoj ngritjen e një task-force dhe zbatimin me rigorozitetin më të madh të ligjit. Koha është më e çmuara për ne. Këta zotërinj, kur fitojnë tenderët, e pranojnë vendimin e qeverisë për punën me tri turne. Natyrisht, ky vendim nuk mund të zbatohet në çdo kohë klimaterike, por tani e deri në tetor ai që nuk e zbaton këtë vendim duhet të ndëshkohet në përputhje me ligjin. Ndëshkimet janë të mjaftueshme, por, po të jetë e nevojshme, do t’i shtojmë”, - tha Berisha.
Taksat në qytete e rrugë
Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton rritjen e taksës së tabelave të reklamave në qytetet dhe rrugët e vendit. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo masë ndërmerret për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve vendore dhe për të kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që transmetojnë reklamat, në rrugët dhe qytetet e vendit. “Do të rritet në mënyrë të ndjeshme taksa e tabelave të reklamave, në qytetet dhe rrugët e Shqipërisë. Deri më sot kjo taksë ka qenë shumë e ulët, ka qenë qesharake, ndërsa tani merr një vlerë të re, të rëndësishme”, - tha ai.
Rritet akciza
Ekzekutivi shqiptar ka vendosur në mbledhjen e paradites së djeshme ndryshimin në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin përcaktohet rritja e akcizës për pijet alkoolike, kafenë dhe duhanin. Ky vendim synon përafrimin e nivelit të akcizës, për këtë kategori mallrash, me nivelet e rajonit si dhe me nivelet e Bashkimit Europian. Projektligji pas mbështetjes që mori në qeveri, do të kalojë për diskutim dhe votim në Parlament, i cili do të mblidhet në muajin shtator. Projektligji është në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës.
Vendimi
Shqipëri-Kosovë marrëveshje për ripranimin
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për ripranimin e personave. Në bazë të kësaj marrëveshjeje qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të kenë detyrimin ligjor që të dorëzojnë te njëra-tjetra të gjithë shtetasit që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi. Pra, në qoftë se një person do të gjendet me mungesë të dokumentacionit përkatës, atëherë ai do të deportohet në vendin e tij të origjinës. Ky vendim, i cili iu propozua ekzekutivit shqiptar nga ministri i Brendshëm, gjen mbështetje në nenin 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7 të ligjit nr. 8371, datë 9.07.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Sëmundja
Marrëveshje për luftën kundër SIDA-s
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të ditës së djeshme vendimin për miratimin e marrëveshjes së grantit mes vendit tonë dhe Fondit Global për fazën e dytë të programit “Fuqizimi i përgjigjes kombëtare të Shqipërisë ndaj HIV–AIDS-it për grupet e pambrojtura”. Ky program ka si qëllim ndërgjegjësimin e popullsisë shqiptare ndaj rreziqeve të kësaj sëmundjeje, e cila është konsideruar si një ndër më të rrezikshmet dhe vdekjeprurëse për njerëzit në mbarë botën. Përmes këtij programi synohet njohja e popullsisë me këtë sëmundje si dhe masat paraprake që duhen marrë nga të gjithë për parandalimin e saj. Kjo marrëveshje u miratua nga kabineti qeveritar pas propozimit të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të ligjit nr. 8371, datë 9.07.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.