E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, banorët e Shën Gjergjit nuk pranojnë etninë shqiptare

Banorët e fshatit Shën Gjergj në rrethin e Korçës nuk pranojnë që në formularin e regjistrimit të popullsisë të shënojnë etninë shqiptare, por atë greke. Madje, disa familje në këtë fshat pretendojnë se me anë të dokumenteve të tyre të hershme më shumë se 50-vjeçare vërtetojnë prejardhjen greke, gjë që nuk iu është njohur nga shteti shqiptar. Mësohet se që në orët e para të mëngjesit të së hënës, anketuesit kanë hasur vështirësi në këtë fshat, ndërkohë që Shën Gjergji është i banuar kryesisht me banorë që i përkasin fesë myslimane. Proçesi është ndërprerë për shkak të pretendimit të banorëve se kanë etni greke, ndryshe nga certifikatat zyrtare ku mungon kombësia. “Unë jam me kombësi greke, pasi babai im është grek. Ne e kemi kërkuar këtë gjë, por nuk na është pranuar, tani na u dha mundësia të themi të vërtetën që na është mohuar”, - shprehet një banor i fshatit. Në fshatin Shën Gjergj, përkatësisht në zonën 68 numërohen të paktën 200 banorë që pretendojnë se janë në procesin e paisjes me dokumente greke, madje për këtë arsye ato kërkojnë edhe një kopje të anketës së plotësuar prej tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›