E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investitoret e huaj ne Shqiperi me ligjet e tyre


TIRAN- Ne Shqiperi do te zbatohen edhe ligje te shteteve te tjera. Kontratat ndermjet shtetasve shqiptare dhe kompanive te huaja apo edhe me shtetas te tyre mund te lidhen edhe konform ligjeve te nje vendi tjeter edhe pse veprimet behen ne Shqiperi. Qeveria sapo ka miratuar nje projektligj qe iu jep te drejte te gjithe atyre qe kane shtetesi jo shqiptare si dhe kompanive te huaja qe operojne ne vend te lidhin kontratat apo ndertojne marredheniet me palet e tjera duke mos u bazuar mbi ligjin shqiptar por ne ligjin e vendit te tyre te origjines apo edhe ndonje shteti te tjeter.


Qiradhenia
Drafti i qeverise parashikon edhe procedurat qe ndiqen ne rastet kur midis paleve kemi nje marreevshje per leshimin me qira te nje pasurise te paluajtshme. Ne kete rast zgjedhja se cili ligj do te zbatohet do te jete me mirekuptim. Pra nese pershembull nje shqiptar jep shtepine me qira tek nje italian pervec legjilslacionit shqipar kontrata e qiradhenies mune te lidhet edhe duke iu referuar ligjit Italian. Sipas draftit te ri per te bere kete zgjedhje duhet pelqimi i te dyja paleve ne menyre qe te jete ligji Italian ai qe do zbatohet per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne rast te shfaqjes se tyre. Kontrata rregullohet nga ligji i zgjedhur nga palet. Me vullnetin e tyre palet mund te zgjedhin ligjin e zbatueshem per te gjithe ose per nje pjese te vecante te kontrates. Nese palet kane caktuar juridiksionin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe rrjedhin nga kontrata prezumohet se kane zgjedhur ligjin e atij shtetit per rregullimin e kontrates. - citohet ne nje nga nenet e draftit ne fjale. Nderkaq palet kane te drejte qe te ndryshojne legjislacionin mbi te cilin do te lidhet kontrata edhe pasi eshte lidhur ajo. Ne cdo rast ligji lejon kete ndryshim nese palet kane arritur nje marreveshje midis tyre.
Kredite


Nje pjese marredhenieve te shtetasve shqiptare me bankat e huaja mund te rregullohet edhe sipas ligjeve te shteteve nga ato vijne. Pershembull projektligji i ri i cili ne thelb ka marredheniet juridike ndermjet paleve kur njera prej tyre eshte e huaj parashikon perdorimin e ligjit te nje shteti tjeter ne marredheniet e kredimarrjes. Thuajse te gjithe bankat qe ushtrojne aktivitet ne vend i kane rrenjet e tyre ne shtete te tjera kryesisht Greqi Itali Austri etj. Ne kete rast nuk behet fjale per kontratat e kredive qe lidhen ndermjet bankave dhe klienteve te tyre por kur kredia transferohet nga kredimarresi i pare tek nje tjeter. Pershembull nese kredia e nje shtetasi shqiptar i transferohet nje greku e gjithe marredhenia midis paleve mund te rregullohet edhe duke u bazuar mbi legjislacionin e ketij shteti.


Gjykimi
Zbatimi edhe i ligjeve te huaja pervec atij shqiptar pritet te shtoje edhe punen e gjykatave. Sipas ligjit te ri ne raste te tilla ketyre te fundit duhet ti vihet ne dispozicion i gjithe legjislacioni i huaj ne fuqi ne te cilin trajtohet ceshtja ne fjale. Ne rast te kundert do te jete ligji shqiptar ai sipas te cilit do te zgjidhet mosmarreveshja.
Kompanite e huaja punonjesit me kontrata sipas ligjeve te shtetit te origjines
Ligji i ri per marredheniet e juridike te shtetasve shqiptare me ata te huaj mbulon edhe kontratat e punes ne rastet kur kemi te bejme me nje investitor te jashtem. Pershembull nese nje shqiptar eshte i punesuar ne nje kompani te huaj ai ka te drejte qe kontraten e punes ta lidhe duke u bazuar mbi ligjet shqiptare por edhe tek ligjet e shtetit ku ka bazen punedhenesi. Ne kete rast nese arrin nje marreveshje me punedhenesin i punesuari mund te lidhe kontraten e punes bazuar mbi ligjet e shtetit nga eshte kompania nese ai e sheh te arsyeshme. E njejta gje vlen edhe per punedhenesin ai mund ti ofroje punonjesit te tij mundesine qe kontrata e punes te lidhet jo sipas ligjit shqiptar por duke u bazuar tek ligjet e nje shteti tjeter.
Dy nga nenet e ligjit Per te drejten nderkombetare private



KREU VII
DETYRIMET DHE KONTRATAT
Neni 45
Liria e zgjedhjes se ligjit te zbatueshem

1. Kontrata rregullohet nga ligji i zgjedhur nga palet. Me vullnetin e tyre palet mund te zgjedhin ligjin e zbatueshem per te gjithe ose per nje pjese te vecante te kontrates. Nese palet kane caktuar juridiksionin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe rrjedhin nga kontrata prezumohet se kane zgjedhur ligjin e atij shtetit per rregullimin e kontrates.

2. Zgjedhja e ligjit duhet te jete e shprehur ose te rezultoje e qarte nga kushtet e kontrates ose rrethana te tjera te ceshtjes.

3. Palet mund te bien ne cdo kohe dakord qe kontrata te rregullohet nga nje ligj tjeter i ndryshem nga ai qe ishte percaktuar ne fillim ne kontrate. do ndryshim i mevonshem i ligjit te zbatueshem mbas lidhjes se kontrates nuk cenon vlefshmerine formale te kontrates apo te drejtat e te treteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›