E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Kumbaros, Ina Rama niset në Londër

Vizita e kreut te akuzës, Ina Rama në kryeqytetin britanik vjen menjehere pas arrestimit ne Angli te shtetasit, Ilir Kumbaro, nje nga 4 te akuzuarit per rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha 

TIRANE-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ndodhet sot për një vizitë në Londer. Vizita e kryeprokurores shqiptare ne Londer eshte bërë ne baze te nje ftese nga kreret e prokurorise angleze.

Vizita e kreut te akuzës, Ina Rama në kryeqytetin britanik vjen menjehere pas arrestimit ne Angli te shtetasit, Ilir Kumbaro, nje nga 4 te akuzuarit per rrëmbimin dhe torturën me pasoja të rënda të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ish-oficeri 53 vjecar i shërbimit informativ te Tiranes ra ne pranga 4 dite me pare.
Arrestimi i tij ne Londer eshte realizuar pas kerkeses se Prokuorise se Pergjithshme e cila rihapi hetimet per zhdukjen e Hoxhës dhe dërgoi dosjen ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Pikerisht arrestimi I Ilir Kumbaros dhe ekstradimi i tij ne Shqiperi do te jene nje nder ceshtjet qe do diskutohen gjate takimeve qe zyrtaret e prokurorise shqiptare po zhvillojne ne Londer.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›