E Diel, 1 Nëntor 2026

Investitorët gjermanë, investime në ekonominë e Gjirokastrës

Me synimin për të investuar në qytetet kryesore të Shqipërisë, pas ndalesës së parë në Tiranë dhe më pas në Berat, përfaqesues të shoqatës ekonomike Gjermani-Shqipëri kanë mbërritur edhe në Gjirokastër. Kreu i kësaj shoqate, Hans-Jurgen Muller, gjatë një takimi me kreun e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, shfaqi interesin mbi bashkëpunimet në industrinë e lehtë, tekstile dhe agroushqimore në rajonin jugor të vendit.
 

“Ne jemi këtu për të vlerësuar potencialet ekonomike të rajonit dhe mundësitë e bashkëpunimit. Ne shohim mundësinë e bashkëpunimit kryesisht në indrustrinë e lehtë dhe tekstileve por me sa u informuam ky rajon ka një potencioal më të madh në agrokulturë kështu që ne do të ishim të intersuar të kishim disa projekte konktrete ku të përfshiheshin disa kompani nga Gjirokastra. Ne jemi intersuar të shikojmë prespektivën e fushave të identifikuara, na duhet të bëjmë parashikime mbi llojet e investitorëve që mund të jenë të sukseshëm në këtë rajon dhe pastaj të mendojmë për hapa të mëtejshme” u shpreh Muller.
 

I pyetur se cilat do të ishin pasojat për Shqipërinë nëse Greqia do të dilte nga Eurozona, Muller u shpreh:
 

“Së pari ne nuk mendojmë se Greqia do të dalë nga Eurozona ndërsa fakti që ata nuk duan ta lënë BE ndryshojnë nga njëra tjetra .Ata janë pjesë e komunitetit europian dhe komuniteti europian do ti ndihmojë ata që ta kalojnë këtë krizë. Kriza ka filluar tani të kapërcehet. Ne duhet të kuptojmë se Europa nuk sillet si një shtet i vetëm i zakonshëm, keshtu që mendimet duhet marrë me consensus dhe Europa duket se ndonjëherë i merr ngadalë vendimet. Por ne nuk mund të pengojmë vullnetin e popujve për të ndihmuar vendet që janë në krizë. Në këtë pikëpamje gjermania është e vendosur të bëjë dicka”.
 

Përfaqësuesit më të lartë të shoqatës ekonomike Gjermani-Shqipëri zhvilluan një takim në institucionin e Këshillit të qarkut.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›