E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa e akcizes do te administrohen plotesisht nga dogana

Taksa e akcizës, për mallra si cigarje, alkooli apo kafeja do të administrohen plotësisht nga administrata doganore duke nisur që nga muaji tetor. Që nga kjo periudhe çdo detyrim që bizneset kanë për këtë taksë do të jetë në mënyrë elektronike, falë sistemit i cili aktualisht është në testim. Projektligji i cili kaloi me debate në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare, priete te dekretoeht nga presidenti. Drejtues të Doganave kanë sqaruar specifikën e procedurës së kalimit të menaxhimit të kësaj taksës nga tatimet në dogana.

Në bazë të ndryshimeve në ligjin e akcizave, për produkte si birra, vera, rakia , taksa që do të paguhet në dogana do të jetë 20 për qind më e lartë. Për këtë taksë, e cila do të administrohet vetëm nga doganat, bizneset do të paguajnë një garanci për produktin, para momentit kur ai hidhet në treg për konsum.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›