E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investitorët zbulojnë Shqipërinë

Vendi që i ka rezistuar mirë krizës

Vite më parë, imazhi i keq i një vendi të vogël si Shqipëria, që konsiderohej si mishërim i korrupsionit dhe mungesës së ligjit, frikësonte biznesmenët seriozë, por sot, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Sipas të përditshmes prestigjioze gjermane Frankfurter Allemagne Zaitung, vitet e fundit, cilësia dhe numri i biznesmenëve gjermanë që po kërkojnë për mundësi investimesh është rritur. “Firmat gjermane janë të preferuara në Shqipëri, cilësia e produkteve të tyre vlerësohet dhe kompetenca e tyre admirohet”, thotë eksperti i ekonomisë Petrit Malaj.
Lista e investitorëve gjermanë përfshin sot emra të njohur. Një grupi ndërtimor bavarez planifikon të investojë në afërsi të Aeroportit të Tiranës një qendër me kombinim banesash dhe një kosto prej 140 milion Eurosh, e cila do të shërbejë si qendër logjistike që do të mbulojë të gjithë rajonin europiano-juglindor, nga Maqedonia e Mali i Zi e deri në Serbinë Jugore. Rajoni është në qendër të vëmendjes nga manaxherët e portit më të madh të Shqipërisë, atij të Durrësit, i cili konsultohet nga Hamburger Hafen Consulting.
Këtu ka lindur edhe investimi më i ri gjerman nga Stevedoring, kompani gjermano-shqiptare e cila nga dhjetori 2009 ofron shërbimet e ngarkim-shkarkimit për anijet e mallrave. Një tjetër kompani gjermane ka në plan ndërtimin e një qendre distribucioni në vendin tonë, e cila do të operojë në shkallë rajonale. Në këtë rritje të interesit të investitorëve gjermanë kanë pasur ndikim edhe hapat përpara drejt integrimit europian të Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka realizuar reforma të rëndësishme dhe ka ngritur institucione shtetërore, të cilët sa vijnë e rrisin besimin e investitorëve, besim që është përforcuar edhe nga anëtarësimi i vendit në NATO. Pas nuk mbeten as përparimet e dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe paditë gjyqësore ndaj politikanëve dhe zyrtarëve konfirmojnë gatishmërinë e Kryeministrit Sali Berisha për t’i dhënë fund kulturës së imunitetit.
E rëndësishme për investitorët është edhe që Shqipëria i ka rezistuar krizës financiare dhe ekonomike. Krahas Polonisë, Shqipëria është i vetmi vend që 2009, krizën e madhe financiare botërore e kaloi me një rritje ekonomike prej 3.5 për qind. Një sistem bankar i shëndetshëm, dërgimet e parave nga shqiptarët jashtë vendit, të cilat përbëjnë 7 për qind të PBB, edhe buxhetet private ndryshe nga ato në vendet e tjera europiane, kanë më pak borxhe. Prognoza ekonomike për vitin që na presin është pozitive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›