E Diel, 1 Nëntor 2026

Inxhinieria kamikaze, si një sociologji terroriste e islamit radikal

Sipas jush, cila është kauza kryesore e terrorizmit islamik: a) varfëria; b) padrejtësia; c) mungesa e demokracisë; d) mungesa e besimit; e) konflikti Izrael-Palestinë; f) religjioni; g) shkaqe të panjohura.
Përgjigjja e saktë e kësaj pyetjeje është aq e rëndësishme sa edhe surprizuese. është e rëndësishme sepse derisa nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë shkaqet e terrorizmit islamik, do të jetë e pamundur të gjejmë zgjidhje. është surprizuese sepse faktikisht nuk dimë shumë mbi arsyet për të cilat një person vendos të vetëvritet duke vrarë të pafajshëm. Pra, përgjigja e saktë e pyetjes është g): nuk dihet.
Nëse shkaqet e terrorizmit do të ishin varfëria dhe pabarazia, bota do të ishte plot terroristë brazilianë. Dhe nëse demokracia do të ishte një anti-korp efikas, India, që është demokracia më e madhe në botë, do të kishte më pak atentate sesa diktaturat si në Kinë apo Libi. Por nuk është kështu. Demokracitë janë më të dobëta ndaj sulmeve terroriste sesa diktaturat e ndryshme. Pikëpyetja shtohet pasi analizojmë shkaqet e konfliktit Izraelo-Palestinez, që prodhojnë terroristë që bëhen kamikazë duke shkatërruar shkolla të vajzave në Afganistan...apo më tej akoma, kur disa su’unitë në Irak shndërrohen në bomba njerëzore që shpërthejnë në një treg plot me njerëz të besimit shi’it?
As religjioni nuk sjell një shpjegim bindës. Jesika Stern, kërkuese shkencore në universitetin e Harvard-it, referon se qeveria e Arabisë Saudite ka hetuar mijëra terroristë duke i kapur në flagrancë, dhe më pas i ka marrë në pyetje për të gjetur një përgjigje të sjelljes së tyre. Nga këto hetime rezulton se pjesa më e madhe e tyre nuk ka pasur një formim dhe edukim fetar të thellë, dhe që njohuritë e tyre mbi islamin ishin të kufizuara. 25 përqind e pjesëmarrësve në programet e rehabilitimit për terroristë në Arabinë Saudite kanë precedentë penalë dhe vetëm 5 % e tyre më parë bënte një jetë aktive sipas besimit islam. Varieteti dhe kompleksiteti midis terroristëve ka kulme të konsiderueshme, si në çdo grup njerëzor. Në përgjithësi, janë pak lajmet mbi origjinën e terroristëve dhe të profilit të tyre psikologjik.
Vetëm se disa prej tyre janë inxhinierë.
Kjo është surpriza sipas përfundimeve të një shkrimi të publikuar së fundmi në revistën “European Journal of Sociology”, me titull “përse ka shumë inxhinierë midis islamikëve radikalë”. Kërkuesit shkencorë Diego Gambetta dhe Steffen Hertog nënvizojnë faktin se “midis islamikëve radikalë të dhunshëm, inxhinierët janë shumë të përfaqësuar, tre ose katër herë më shumë se profesionet e tjera”. Autorët kanë studiuar më shumë se 400 grupe të ndryshme islamikë radikale, në më shumë se 30 vende të Lindjes dhe të Afrikës. Studiuesit konfirmojnë rezultatet e para ku dëftehet se terroristë kanë të ardhura substanciale dhe një shkollë, mbi mesataren e banorëve të vendit, dhe mbi të gjitha se 44 % e të dhunshmëve ishin inxhinierë ose studentë të inxhinierisë.
Në vendet e origjinës së terroristëve, inxhinierët nuk ishin të shumtë. Ata përfaqësonin vetëm 3,5 % të popullatës. Megjithatë, në grupet terroriste islamike ata përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm. Kampioni i analizuar, sfera e dytë e studimeve më e përhapur në universitete janë studimet e islamike, të ndjekura nga mjekësia, shkenca dhe edukimi, dhe çdonjëri prej tyre arrin indekse më të vogla sesa 44 përqind e sferës së “inxhinierisë”. Ndër të tjera, 60 % e terroristëve islamikë të lindur dhe të rritur në vendet perëndimore kanë studiuar inxhinieri.
Si shpjegohet ky fenomen? Dy studiuesit Gambetta dhe Hertog analizojnë dhe refuzojnë shumë hipoteza, midis të cilëve mundësinë që aftësia e inxhinierëve i çon të jenë persona që lehtësisht rekrutohen nga islamikët, apo është thjesht një anomali e historisë. Gjurmuesit kanë arritur në përfundimin se shkaqet e kësaj pranie të madhe të këtyre profesionistëve është në relacion me të ashtuquajturin “mentalitet” të inxhinierëve me kushte të caktuara socio-ekonomike në vendet islamike. Sipas këtij studimi, inxhinieria tërheq individë që preferojnë përgjigje të qarta dhe modele mendore që minimizojnë ambiguitetin. Në universitetet e SHBA, përshembull, probabiliteti që të jesh në të njëjtën kohë fetar dhe konservator është 7 herë më e mundshme në shkollat e inxhinierisë sesa në ato të shkencave sociale.
Dy studiuesit Gambetta dhe Hertog tregojnë se ka një afinitet midis strukturës mendore të inxhinierëve dhe ideologjisë që promovon aksione terroriste radikale islamike. Kjo tendencë ndërvepron dhe është e fuqizuar nga fakti që inxhinierët – inteligjentë dhe ambiciozë në fushën profesionale – përballen dhe radikalizohen teksa ndeshen me stanjacionin ekonomik, mungesën e shanseve për të rinjtë dhe represionin politik, kaq i zakonshëm në vendet islamike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›