Inzaghi, inspirim për Falcaon

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao e ka shprehur admirimin e tij për Filippo Inzaghin, duke thënë se ish përfaqësuesi italian është inspirim i tij. 39 vjeçari i dha fund karrierës profesioniste gjatë kësaj vere, pasi kaloi 11 vjet në Milan.
“Inzaghi është sulmues të cilin gjithmonë e kam admiruar, sepse kishte sy për gol. Ai më ka inspiruar me stilin e lojës së tij”, ka thënë sulmuesi kolumbian për Tuttosport.
Ish futbollisti i Portos e ka lavdëruar edhe dyshen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët i ka konkurrentë direkt për titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga.