E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweini kërkon më shumë gola

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger kërkon të shënojë më shumë gola, pasi realizoi të dielën ndaj Stuttgartit. Ai e hapi llogarinë e tij të shënimit, në fitoren e Bavarezëve me rezultat 6:1.

Ai realizoi pesë gola sezonin e kaluar, nga 36 paraqitje me ‘Die Roten’. “Kisha mundësi të mira ndaj Furthit, por nuk ia dola. Më duhet të shënoj, kur të kem raste të tilla”, deklaroi 28 vjeçari për FCB News.

“Të dielën, unë e bëra këtë në tentimin e parë, por shpresoj se do të shënoj gola të tjerë për ekipin, gjatë sezonit”, shtoi Schweini, i cili nuk e ka problem që mbeti jashtë përfaqësueses, përkohësisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›