Shtetit i Iowa-s do të intensifikojë marrëdhëniet me Kosovën
Sipas saj, ndihma e Gardës Kombëtare Amerikane për FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, aftësimin dhe profesionalizimin e kësaj force është e një rëndësie të veçantë dhe ajo duhet të vazhdohet më tutje. Në veçanti, presidentja ka thënë se FSK-ja është aftësuar dhe e përgatitur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare dhe në raste të emergjencave kudo në botë.
Duke folur për bashkëpunimin në fusha të tjera, Jahjaga ka theksuar se Kosova dhe shteti i Iowa-s duhet të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre në veçanti në fushën e bujqësisë dhe atë të energjisë alternative si dhe promovimin e investimeve. Presidentja theksoi se qëndrimi i gjeneralit Orr në Kosovë, pas vizitës që ajo i ka bërë shtetit të Iowa-s në qershor të këtij viti, është i rëndësishëm dhe flet për një vazhdimësi të interesimit të përbashkët për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s, njofton presidenca.
Ndërsa gjeneral majori Timothy Orr, i cilësoi marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës si të shkëlqyera dhe vlerësoi angazhimin e lidershipin e presidentes Jahjaga në avancimin e këtyre marrëdhënieve. Ai tha se pas vizitës së presidentes Jahjaga në shtetin e Iowa-s ka pasur edhe një delegacion tjetër nga Kosova, në nivel ministror, në vizitë në shtetin e tij që flet për vazhdimin dhe thellimin konkret të marrëdhënieve.
Gjenerali Orr tha së Shteti i Iowa-s është i përkushtuar për partneritetin me Republikën e Kosovës dhe e cilësoi këtë si një përparësi të punës së tij. Ai tha se Garda Kombëtare në Shtetin e Iowa-s do të ndihmojë FSK-në në të gjitha fushat dhe në profesionalizimin e saj. Gjenerali Orr theksoi se Iowa është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën edhe në fushën e bujqësisë dhe në të gjitha segmentet e tjera ku do të ketë nevojë.