Falcao: Inzaghi, frymëzimi im

Sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin Filippo Inzaghin, duke theksuar se italiani ka qenë frymëzim për të.
“A është e vërtetë se e kam lutur Mario Yepes të kërkojë nga Inzaghi ta nënshkruajë fanellën e Milanit për mua? Absolutisht”.
“Inzaghi është një sulmues të cilin e kam admiruar për shkak të syrit të tij për gol. Ai më ka frymëzuar me stilin e tij të lojës”, ka thënë Falcao për Tuttosport.