E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ipeshkvia e Rrëshenit dhe Karitasi, ndihma në Shupenzë

Dje në mesditë, në Komunën e Shupenzës, kanë shkuar për të ofruar ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti në këtë komunë, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, për rrethet Dibër, Bulqizë, Mat dhe Mirditë, Pol Mieri Kristoforo, së bashku me përgjegjësen e sektorit të emergjencave të Karitasit shqiptar, zonjën Violeta Prenga. Në një takim në zyrën e kryetarit të komunës, Moiz Llani, ata shprehën predispozitën e tyre që në bashkëpunim të ndihmojnë me çadra dhe ushqime banorët e prekur nga tërmeti. Ata shprehën dëshirën ta shikojnë situatën nga afër, ku nën shoqërimin e nënkryetarit të kësaj komune, kanë vizituar familje të dëmtuara, për të ndihmuar në përmirësim të situatës. Paraprakisht ata kanë sjellë një sasi çadrash për strehimin e familjeve të mbetura pa banesë dhe 20 batanije. Pas verifikimit të gjendjes, në bashkëpunim me njëra- tjetrën këto dy institucione, që deri më tani janë të vetmet që kanë ofruar ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti, do sjellin në komunë të tjera ndihma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›