TRI DITE NE DANIMARKE
Kushdo që e viziton për herë të parë Danimarkën, befasohet kur vëren se sa mirë funksionon shoqëria daneze, me një sistem perfekt rregullash, por jo të ngurta. E befasia vazhdon edhe me Kopenhagënin, i njohur si kryeqytet i këtij vendi nordik që në shekullin e 15-të. Shumë shpejt, qyteti i bukur i luleve dhe gjelbërimit, me parqe të mrekullueshëm që të ftojnë në gjirin e tyre, u bë i njohur edhe si qendër rajonale. Një qytet që rrezaton respekt për jetën e qytetarëve të tij, e që është më i vizituari ndër vendet nordike, me afro 1.3 milionë turistë të huaj çdo vit.
Andersen, vajza e detit...
Historia dhe kultura e Kopenhagënit joshin çdo vizitor që niset drejt tij. Monumenti i Kristian Andersen fiksohet në celuloid nga turistë të shumtë. Shkrimtari dhe poeti i madh danez, Andersen, jetoi nga vitet 1805-1875. Ai u bë i njohur, sidomos, për përrallat e tij. Në nderim të përjetshëm të tij janë bërë disa filma nga autorë të ndryshëm botërorë. Historianë socialë kanë shkruar dhe për "dashuritë e pamundura" të Andersenit në jetën sentimentale. Por dashuria e tij e sigurt ishte ajo e blatuara ndaj Danimarkës dhe fëmijëve në të gjithë botën. Dashuri që iu kthye me nderim në përjetësi.
Statuja "Vajza e vogël e detit" vazhdon të mbetet tërheqja turistike më popullore në Danimarkë. Në një farë mënyre është kthyer në simbol kombëtar dhe sinonim i qytetit. Vendosur në Langeline, në Portin e Kopenhagënit, ajo sikur zgjon fëmijërinë e turistëve të shumtë nga bota. "Babai" i saj është Andersen. Ai e shkroi përrallën e vajzës së vogël të detit më 1837. Në vitin 1909, prodhuesi danez i birrës, Karl Jakobsen, pa shfaqjen e baletit me fabul nga kjo përrallë. I prekur aq shumë nga shfaqja, urdhëroi ngritjen e një statuje për nder të saj. Statuja u krijua nga skulptori Edvard Eriksen dhe ditëlindja e saj, 23 gushti (1913) festohet çdo vit. Kopenhagën Siti Holl (Copenhagen City Holl - Bashkia e Kopenhagënit) ndodhet në qendër të qytetit. Përpos që është njësia administrative qendrore, bashkia është dhe një objekt me vlera të hershme e të rralla arkitektonike e murale: fasada impresive, statuja e artë e Absalonit-it, kulla e sahatit 105.6 metra e gjatë, tavanet e gdhendur dhe muralet me ngjyra potente. Të gjitha këto bartin artin e mjeshtërve danezë të të gjitha kohërave.
Guida turistike e Kopenhagënit fton sërish…
Rezidenca Verore e mbretit, Kulla e Hamletit, tri plazhet ranore të qytetit dhe rrethinave të tij vetëm 30 minuta larg qendrës me biçikletë, janë vërtet impresionuese.
E meqë jemi te biçikleta, ia vlen të themi pak fjalë për të.
Biçikleta është bërë sinonim i lëvizjes në Danimarkë. Çdo vit e më shumë, makinat po ia lenë vendin asaj. Gjithë kujdesi i përkushtohet mjedisit, pasi mjedisi në këtë vend nuk është thjesht estetikë natyrore, por stil të jetuari. Në qendër të kryeqytetit të tërheq vëmendjen statuja e argjendtë e një vajze me biçikletë, që lëviz magjishëm majë një kulle të lartë. Nuk është thjesht një statujë e bukur. Ajo është kthyer tashmë në një emblemë të qytetit, një mesazh i gjallë për përdorimin gjithnjë e më shumë të biçikletave...
Tendenca e qytetarëve danezë është në favor të rrugëve ekologjike të mirëfillta. Të gjitha rrugët janë me korsi më vete për këmbësorët dhe biçikletat. E, bashkia e qytetit, në përshtatje me shkencën mjedisore daneze, ndërton dhe zbaton gjithnjë politikat e saj studimore dhe urbanistike. Hapësirat publike i ofrojnë çdokujt, si këmbësor, çiklist, fëmijë, të rinj a të moshuar… hapësirën e tij të nevojshme për të lëvizur apo udhëtuar pa stres dhe i sigurt. Aksidentet janë shumë të rralla.
"Në Kopenhagën shikon biçikleta gjithandej. Ato janë mënyra më e lehtë për të lëvizur. Sot, 36% e popullsisë së Kopenhagënit përdor biçikleta për të shkuar në shkollë, në punë e gjetkë. Si bashki synojmë që këtë përqindje ta rrisim në një të ardhme të shpejtë, si një mjet të nevojshëm për individin, për shëndetin e tyre për mjedisin. Pra, synojmë që, në vitin 2015, gjysma e popullsisë në lëvizje të përdorë biçikletat. Natyrisht, për këtë kemi hartuar plane studimore-urbanistike të lidhura ngushtë me mbrojtjen sa më shumë të mjedisit. Korsitë ekzistuese për biçikleta do të zgjerohen më tej, që kalimtarët të ndjehen më të sigurt. Do të ndërtohen ura të tjera, posaçërisht për këmbësorë e biçikleta. E pra, një infrastrukturë e studiuar në dobi të qytetarit dhe mjedisit", shpjegon Sharlotë Kosgard-Petersen, zv.drejtore në Departamentin e Mjedisit në Bashkinë e Kopenhagënit.
Vizitë tek ambientalistët
"Vestorbaending", një kompani ambientaliste, është ndër më të njohurat në Danimarkë. Një staf tepër i specializuar inxhinierësh, teknikësh dhe ambientalistësh merret me studime e zgjidhje konkrete në fushën e menaxhimit të plehrave. Qëllimi? Minimizimi i mbetjeve dhe i ndotjes. Nga 6 qendrat e riciklimit dhe nga impianti më i madh i djegies së plehrave në Danimarkë përftohet energji elektrike dhe ngrohje, plehra për bimët, materiale për shtrim rrugësh etj. Specialistja Penill Bjornsen (Pernille Bjornsen) shpjegon: "Afro 2000 kamionë vijnë çdo javë këtu dhe depozitojnë plehrat. Kryesisht, gjatë ditëve të javës, por ka raste edhe në fundjavë. Grafiku i ardhjes së këtyre kamionëve është i studiuar që të mos krijohet ‘trafik‘ apo pik, që natyrisht rëndon ambientin. Sasia e plehrave që digjen është 500-600 mijë tonë në vit. Gjithçka e kompjuterizuar".
Turbinat e erës
Danimarka është lider në prodhimin e turbinave të erës. Sapo ke lënë pas aeroportin e Kopenhagënit befasohesh nga një "plantacion" turbinash të erës mbi det. Ato realizojnë prodhimin e energjisë në formë natyrale, si energji e turbinave të erës. Secila prej tyre, me gjatësi 64 metra dhe diametër 76 metra, prodhon një energji që ka ndikim të madh në jetën e përditshme të gjithsecilit për sa u përket nevojave elementare të qytetarëve për drita. Studimet dhe eksperimentimet në këtë fushë kanë ardhur duke u thelluar. Synimi? Perfeksionimi sa më shumë i strukturës së këtyre turbinave, për të qenë sa më me efektivitet në prodhimin e energjisë.
"Kjo është një qendër ku vihen në zbatim ide të ndryshme në fushën e energjisë së rinovueshme. Kemi centrale të vërtetë ere dhe panele diellore të lidhura me sistemin tonë. Gjithashtu kemi dhe objekte ku bëhet kontrolli i konsumit të energjisë. Normalisht, energjia e rinovueshme prodhohet kur era fryn dhe dielli shkëlqen. Por ne kemi nevoja jo vetëm në këto kushte atmosferike. Për këtë arsye, është sfidë të balancosh prodhimin e energjisë me konsumin e saj. Duam që gjithë burimet natyrore të rinovueshme që ekzistojnë t‘i fusim në sistem. Në një farë mënyre do të ketë centrale energjie për çdo shtëpi. Kjo do të bëjë që çdo familje të prodhojë energji të rinovueshme. Njëherësh të kontrollojë edhe konsumin e saj. Studimet tona janë të lidhura gjithashtu dhe me minimizimin e ndotjeve të ambientit nga makinat. Në të ardhme do të kemi në trafik makina që do na e kthejnë mbrapsht energjinë që konsumojnë dhe do t‘u matet konsumi", tregon studiuesi Henrik Binder i Laboratorit Kombëtar pranë Universitetit Teknik të Danimarkës. Sipas tij, do të ketë më shumë makina me bateri. "Sfida e së ardhmes për studiuesit, shton Binder, është si të lidhim pikat e prodhimit të energjisë së konsumit në një sistem të vetëm".
Një bujqësi impresionuese
Kushtet më të mira natyrore, në krahasim me shtetet e tjera të Europës Veriore, i kanë dhënë impuls afirmimit të bujqësisë në Danimarkë. Në bujqësi vërehet tendenca e përhershme e intensifikimit dhe përparimit. Danimarka është kërkuese për prodhimet bio. Një konsumuese e madhe e plehrave organike dhe e mjeteve për mbrojtjen e bimëve.
M. Iseni është një biznesmen shqiptar, i njohur në fushën e bujqësisë. Një burrë i ri, me energji, mendim krijues, që në çdo hap shikon përtej të sotmes. Shtëpia e tij ngrihet në një nga rrethinat e Kopenhagënit, e para e ndërtuar nga Muhameti në këtë zonë pothuajse djerrë e të pabanuar. Tanimë, shtëpia e tij me kopsht të gjelbëruar, stallë për kujdesin e mbarështimin e kuajve dhe një fushë kalërimi, ngjan me një mozaik ferme. Ajo mbetet shumë atraktive për udhëtarët, që nuk mund të mos ndalojnë makinat për një çast. Si një dritë jeshile, ajo nxit idenë se kjo zonë shumë shpejt do të jetë e lakmuar për të ndërtuar dhe banuar. Kohët e fundit, biznesmeni shqiptar po ushtron aktivitetin e tij edhe në Shqipëri. Në muajt kur në Danimarkë moti ftohet, disa prodhime i siguron në plantacionet e mbjella këtu, në Shqipëri. Me etiketën "Made in Albania", ai duket sikur fton edhe të tjerë biznesmenë të investojnë në vendin tonë.
E thjeshta dhe e bukura
Të bën përshtypje prirja për të thjeshtën, të bukurën, për atë që funksionon, si Qendra daneze e Dizajnit në Kopenhagën, që është ndër më të njohurat në botë. Vitet e fundit e ka zgjeruar më shumë aktivitetin me shërbime të reja dhe duke shtuar bashkëpunimin. Një dizajn i studiuar dhe elegant ka dhënë efekte shumë pozitive në raport me konkurrencën e tregut. Kompanitë që përdorin dizajnin e kësaj qendre kane arritur të kenë dyfishin e prodhimit. Këto biznese e kanë kthyer në parim një nga këshillimet e shumta që u ofrohen: "Step baj step"! (Hap pas hapi!).
Një menaxhere e këtij projekti shpjegon: Dizajni danez është zhvilluar shumë kohët e fundit. E veçantë është se çdo zhvillim është bazuar te tradita e pionierëve të parë, të cilët janë akoma me influencë në këtë fushë. I japim shumë rëndësi lojës me dritën. Dizajni ynë rrit aftësinë konkurruese të kompanive daneze. Është vështirë të shprehësh në fjalë sekretin e dizajnit danez. Po ajo që duket dhe është provuar, është harmonizimi i formës, thjeshtësisë dhe stilit. Objektivi ynë është që kompanitë ta kuptojnë se sa e rëndësishme është mënyra e përdorimit strategjik të dizajnit. Ne nuk konkurrojmë me çmime, por me dizajnin tonë.
Kopenhagën, për Danimarkën, është qendër ekonomike dhe financiare, por edhe një qendër e rëndësishme biznesi për rajonin skandinavo-balltik. Është gjithashtu edhe vendi ku organizohen konferenca të rëndësishme botërore. Së shpejti, në Danimarkë do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare, COP 15. Për pjesëmarrësit e shumtë të afro 142 shteteve, Danimarka do të prezantojë së pari mikpritjen e saj, ndërsa të rejat më të fundit të teknologjive daneze do të jenë pjesë përbërëse e këtij aktiviteti jo vetëm në nivel qeveritar, por dhe atë shoqëror. Të gjitha kombet do të jenë së bashku në një konferencë, për të gjetur përgjigje për ndryshimet globale. Mbajtjen e një konference të tillë në vendin e saj, Danimarka nuk e quan një punë apo angazhim, por detyrim.
"Ne duhet ta lëvizim botën nga fryma e bisedimit, në atë të veprimeve për ndryshim, thotë një ambientaliste e njohur. Dhe shprehja "Ne nuk e trashëgojmë Tokën prej prindërve tanë, ne e marrim atë hua për fëmijët tanë", më tepër se një aforizëm ambientaliste, jehon si një mesazh i gjallë njerëzor.
"COP 15 është Konferenca e palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës. Është hera e 15-të që shumë vende të botës mblidhen për të diskutuar se si do t‘i zgjidhin çështjet e ndryshimit të klimës. Kjo është një çështje urgjente. Dy vjet më parë u ra dakord që, kur të mblidheshim në COP 15 duhej patjetër të hartonim në marrëveshje për minimizimin e ndotjeve që krijon çdo vend. Këtë vit, marrëveshja që do të hartojmë, do të synojë kontrollin në vitin 2012 të ndotjes karbonike në atmosferë", shpjegon Svdend Olling, i Ministrisë së Jashtme të Danimarkës.
Danimarka ka krijuar teknologji të përparuara që kanë gjetur zgjidhje për ndryshimin e klimës. Këto arritje do t‘u paraqiten politikanëve të vendeve të ndryshme, pjesëmarrës në COP 15. Kështu, ata do të ballafaqohen me faktin se ka zgjidhje dhe ka një shpresë për marrjen e vendimeve të përbashkëta në të mirë të të gjithë botës. Këtij qëllimi do t‘i shërbejë dhe një ekspozitë e Konferencës së Industrialistëve të Danimarkës, në të cilën 150 kompani do të prezantojnë teknologjinë e tyre Bright Green (E gjelbër e ndritshme).
Parku argëtues
Tivoli është parku argëtues më i famshëm në Europë. Gjatë gjithë verës, kopshtet e Tivolit ofrojnë një mozaik magjepsës e argëtues. Nata në këtë park zbret magjishëm. Të gëzuarit e jetës ka origjinalitetin e vet në jetën daneze, e lakuar kjo dhe në shprehjen "Të jetosh si danez". Ndaj, të shumtë janë prindërit që i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrat Dan dhe Mark, duke shpirtëzuar kështu mëmëdheun e tyre. Danimarka është vendi ku një vizitor, që vjen për herë të parë, nuk mund t‘i thotë lehtë "lamtumirë" kur largohet.