Irak- Deri tani 4000 ushtarë të vdekur amerikanë.
Arrin në 4000 numri i ushtarëve amerikanë të vdekur në Irak që kur dy vendet janë në luftë. Katër ushtarët e fundit humbën jetën dje, ndërsa maikina e tyre u hodh në erë nga një bombë në jug të Bagdatit. Gjatë ditës së djeshme zona e fortifikuar në qendër të Bagdatit, e quajtur zona e gjelbër, u bë objekt i sulmeve me raketa. Si pasojë e këtyre sulmeve gjetën vdekjen të paktën 15 civilë, përfshirë edhe 5 anëtarë të një familjeje. Në një tjetër incident një person vetvrarës vrau 13 ushtarë irakianë në Mosul, të Irakut të Veriut.