E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 10 të vrarë nga një seri sulmesh me bombë

Dhjetë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pas një seri sulmesh me bomba në Irak, që kishin për shënjestër policinë e Bagdadit.

Në Hurrijah, një lagje e banuar kryesisht nga Shiit, një person ka hedhur veten në erë ndërsa sipas zyrtarëve ai ka pasur për shënjestër stacionin e policisë. Si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 6 persona ndërsa dhjetë persona janë plagosur.

Shpërthimi I dytë ka ndodhur në Karradah, një lagje jugore, ku tre persona u vranë ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën nga një tjetër sulm me bombë, në një stacion policor.

Një automjet I parkuar në Bagdadin perendimor, që synonte policinë shpërtheu por la të vdekur një civil dhe pesë të tjerë të plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›