Bankat gjermane insistojnë në reduktimin e borxhit grek
Drejtori i përgjithshëm i Unionit të Bankave gjermane, Michael Kemmer, deklaroi për rrjetin televiziv ARD, se reduktimi në masën 21 për qind i borxhit grek, është i mjaftueshëm.
“Βankat gjermane, kanë përparuar në rritjen e kapitaleve dhe kjo ka qenë rezultative, deklaroi Kremmer dhe theksoi se politikanët do të duhet të venë në zbatim marrëveshjen e korrikut për reduktim të borxhit grek në masën 21 për qind, para se të diskutojnë për masa të reja.
Gjithashtu Unioni i Bankave kërkon të shqyrtohen në veçanti nevojat për rikapitalizimin e çdo banke.