Irak, 14 persona vdesin pas një serie sulmesh terroriste
Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si rezultat i tre sulmeve terroriste të ndodhura në jug të kryeqytetit të Bagdadit dhe në skajin verior të Irakut.
Sulmet e para ndodhën në qytetin e Iskanderias ku dy bomba magnetike të vendosura poshtë dy automjeteve shpërthyen përballë një restoranti duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, dhe plagosjen e 10 te tjerëve.
Gjithashtu dy ushtarë irakenë kanë gjetur vdekjen pas një sulmi të kryer nga terroristët kundrejt një postblloku sigurie në Mosul.
Gjatë një sulmi të tretë gjashtë viktima të tjera u regjistruan në qytetin e Musajabit pas shpërthimit të një tjetër bombe.
Sulmet terroriste në Irak janë bërë më të shpeshta kohët e fundit, kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga tërheqja totale e trupave amerikane nga vendi.