E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia paralizohet sërish greva e përgjithshme

Greqia do të paralizohet sërish sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, për t'i thënë edhe një here jo masave të kursimit të qeverisë Papandreu. Sindikatat më të mëdha në vend kanë shpallur për sot grevën e përgjithshme, ku në funksion do të jenë vetëm disa sektorë të transportit, që do të punojnë me orar të kufizuar nga ora 10:00-16:00. Për sot parashikohet të qëndrojnë të mbyllura dhe portet, transporti hekurudhor. Nga transporti ajror janë pezulluar 35 fluturime.
Do të mbyllen spitalet, shkollat, zyrat publike dhe bankat.
Sindikatat kërkojnë modifikimin e reformës së nënshkruar nga Greqia në këmbim të ndihmave të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›