Tajlandë, ushtarët marrin të drejtën nga qeveria të qëllojnë ndaj protestuesve
Qeveria e shtetit tajlandez po u vështirëson misionin "këmishave të kuqe", pasi nuk janë tërhequr ende plotësisht. Pas disa zjarrvënieve dhe disa sulmeve të regjistruara dje ndaj disa bankave dhe institucioneve në Bangkok, qeveria ka paralajmëruar se do të aplikojë dënimin me vdekje ndaj autorëve.
Gjithashtu, autoritetet tajlandeze u kanë dhënë leje trupave ushtarake që të hapin zjarr ndaj protestuesve, nëse këta të fundit nuk u bindën urdhërave të vëna. Njoftohet se aksionet e ndërmarra nga qeveria nuk kanë mbaruar më kaq. Pas censurimit të televizioneve, ata kanë bllokuar edhe faqet e internetit Twitter dhe Facebook. Ndërkohë, qindra protestues kanë mbetur të bllokuar në tempullin ëat Panum, i cili ndodhet brënda kampit të ngritur në Bangkok. Ndërkohë ndaj ish-kryeministrit, që mbështetet nga "këmishat e kuqe", qeveria tajlandeze ka rinovuar urdhër-arrestin.