E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo: Përgjegjësia sociale, e rëndësishme për biznesin

Përgjegjësia sociale e biznesit ka mjaft rëndësi për zhvillimin e një vendi. Zv.ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Eno Bozdo, në forumin për të nxitur Përgjegjësinë Sociale të Biznesit deklaroi se është mjaft e rëndësishme që të inkurajohet komuniteti i biznesit por edhe administarata publike mbi përgjegjësitë sociale.

Sipas Bozdos duhet që të ndërmerren aksione të përbashkëta për çështje shumë të rëndësishme siç janë mbrojtja e mjedisit, mbështetja sociale, nxitja e investimeve dhe e punësimit.
 

Për të mbështetur këtë iniciativë, PNUD, nëpërmjet programit të Kompaktit Global, ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në hartimin e një projekt dokumenti të politikave dhe të planit të veprimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›