Irak, 343 viktima të pafajshëm vetëm në tetor
Muaji tetor ishte një ndër më të përgjakshmit në Irak, ku të paktën 343 civilë të pafajshëm kanë humbur jetën në atentate të ndryshme. Forcat irakene të sigurisë bëjnë të ditur se duke i shtuar bilancit të viktimave, edhe të vdekurit e këtij muaji, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë arrin në rreth 100 mijë, që nga viti 2003 kur forcat amerikane ndërhynë në këtë shtet. Sipas tyre, shtatori ishte muaji që shënoi numrin më të pakwt të viktimave që prej vitit 2003, me 125 civilë të vrarë. Por, shpërthimet e 25 tetorit pranë Ministrisë së Drejtësisë shënuan edhe numrin më të madh të viktimave që nga viti 2007.
Sipas të dhënave të bwra publike në faqen e internetit www.iraqbodycount.org, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë në Irak që nga ndërhyrja për rrëzimin e regjimit të Sadam Hysenit, i afrohet shifrës 100 mijë. Ndërkohë, në muajin tetor kanë humbur jetën vetëm dy ushtarë amerikanë.