E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, falimenton banka e madhe CIT në SHBA

Një vit pas falimentimit të Bankës Investuese Lehman Brothers, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falimentuar edhe një bankë tjetër e madhe. Financuesi i shtresës së mesme CIT, ka shpallur falimentimin. Shkak për këtë, janë borxhet në vlerë prej rreth 65 miliardë dollarësh. Banka shpreson se me fillimin e procesit të falimentimit do të përfitojë nga investimet për tejkalimin e borxheve të vjetra dhe rifillimin e afarizmit. CIT është futur në vështirësi për shkak të gabimeve të menaxhimit. Të premten sektori amerikan i financave është tronditur nga një varg dështimesh bankare. Brenda disa orëve kanë falimentuar nëntë institucione financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›