E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ Sulmohet Banka Qendrore, vdesin 12 persona


Katër shpërthime të fuqishme me bombë dhe një sulm i armatosur ndaj Bankës Qëndrore në kryeqytetin irakian, Bagdat shkaktuan të paktën 12 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Sipas autoriteteve vendase, sulmi i armatosur ndaj Bankës Qëndrore u parapri nga 4 shpërthime në periferi të ndërtesës së institucionit financiar.
Shpërthimet shkaktuan plagosjen e disa personave, kur pas tyre një grup i armatosur u fut në ndërtesë duke vrarë të paktën 12 persona.
Mbi 40 të tjerë bëhet e ditur të jenë plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet nëse sulmi është ndërmarrë për të grabitur bankën apo është një sulm terrorist i kryer një ditë para zgjedhjes së kryetarit të parlamentit dhe presidentit irakian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›