Kirgistan, Rusia dërgon trupat ushtarake
Pas trazirave ndëretnike të banorëve në Kirgistan, ku rreth 100 persona kanë humbur jetën, Rusia vendosi dërgimin e trupave për të mbrojtur instalimet ushtarake në këtë vend. Vendimi është marrë nga autoritetet e sigurisë ruse, të cilat vendosën dërgimin e një batalioni me numër të konsiderueshëm forcash ushtarake.
Ndërkohë nga përleshjet ndëretnike në krahinën e Jalalabadit në Kirgistan mes uzbekëve minoritarë dhe kirgizëve janë regjistruar mbi 100 viktima.
Gjithashtu agjenci të ndryshme lajmesh njoftojnë për 75 mijë uzbekë që kanë braktisur shtëpitë e tyre. Qeveria e Kirgistanit, në përpjekje për të rivendosur situatën nën kontroll ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme në krahinën e Jalalabadit duke i dhënë dorë të lirë ushtrisë në veprimet e saj.