Rama: Miqtë e LDK i cilësojnë të dështuara listat e hapura
Share
Kryetari i PS, Edi Rama, po vazhdon takimet e tij në Kosovë. Ai ka qenë në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas një mesazhi të shkurtër të tijin, ai ka biseduar aty për çështje të procesit zgjedhor dhe ka marrë edhe një vlerësim. Në selinë e LDK folëm për cilësinë e procesit zgjedhor. Miqtë e LDK vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik, shkruan Rama në Twitter. Kjo duket si një përgjigje për partitë e vogla në Shqipëri, të cilat po kërkojnë lista të hapura zgjedhore dhe numërim elektronik.