E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak denohet me vdekje ish ministri Tarek Aziz

Gjykata e Larte ne Irak ka denuar me vdekje zedhenesin kryesor te regjimit te Sadam Huseinit ish zevendeskryeminister dhe minister i Jashtem Tarik Aziz. Ai u dorezua tek forcat amerikane pas operacionit te pushtimit ne Irak dhe ka qendruar ne burg prej asaj kohe. Sipas televizionit irakian vendimi me vdekje eshte argumentuar me rolin e tij ne persekutimin e partive fetare Shiite.

Aziz u be fytyra e regjimit te Sadam Husein ne kryeqytetet e botes dhe ne Kombet e Bashkuara ne kohen e pushtimit te Kuvajtit nga Iraku e me pas ne Luften e Gjirit ne vitin 1991 kur u be edhe minister i Jashtem. Ai ishte zedhenes i regjimit duke shpjeguar politikat e Irakut pas luftes se pare dhe ne vitet kur Iraku u ndeshkua me sanksione ndermobetare dhe inspektime per arme te shkaterrimit ne mase. Ne vitin 2003 ai pati nje takim edhe me Papen Gjon Palin e II ne perpjekje per te parandaluar veprimin ushtarak te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre ne Irak. Ne mars Aziz ishte denuar me 15 vjet burg per vrasjen e 40 personave.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›