E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret te lekundur per paktin e heshtjes qe e lidhen nen toke

Kili Disa jane gati ta shesin historine e pathene te 69 diteve

Pjesa me e madhe e 33 minatoreve kiliane qe shpetuan mrekullisht pas 69 ditesh te mbetur ne thellesite e minieres jane duke e mbajtur fjalen ne lidhje me paktin qe kane bere per te mos folur per ate qe ka ndodhur ne thellesite e tokes. Por nderkohe njeri prej tyre te dielen tha se do te fliste nese do te paguhej mjaftueshem. Nje film me shume fitim per minatoret dhe nje liber ne lidhje me gjithe kalvarin e tyre pritet qe te dalin ne nje kohe shume te shpejte dhe sigurisht qe te gjithe minatoret jane duke kerkuar me te miren per situaten e tyre financiare. Deri me tani askush prej tyre nuk ka folur ne lidhje me ate qe ka ndodhur per te cilen te 33 minatoret kane lidhur nje pakt. Mendohet se per shkak te veshtiresive dhe rrezikut maksimal te nje vdekjeje tragjike mund te kene ndodhur edhe gjera qe do te ishin te renda per veshet e publikut dhe ndoshta do te ulnin imazhin e minatoreve imazh qe per momentin eshte ai i njerezve qe arriten te mposhtnin nje tragjedi te mundshme me forcen dhe guximin qe i karakterizon. Ne nuk mund te flasim per ate qe ka ndodhur sepse eshte nje pakt qe e kemi bere me njeri-tjetrin per te lene ne thellesite e tokes ate qe ka ndodhur aty ka deklaruar Mario Gomez i cili ne moshen 63-vjecare eshte me i mocmi i te gjithe minatoreve qe ishin nen toke. Por ndoshta pakti edhe mund te prishet ne rast se disa prej minatoreve do te joshen nga shumat e medha te parave qe mund tu ofrohen nga ata qe duan te pasqyrojne te vertetat ndoshta te hidhura te diteve dhe neteve ne pjeset e erreta te 700 metrave nen toke.

Megjithate nje nga minatoret ka deklaruar se pakti qe ata kane lidhur nuk eshte detyrues dhe se ai vete do ta rrefente historine e tij nese do ti ofrohej nje shume e mire parash. Une duhet ta mendoj vete se cfare dua te bej me historine time ka deklaruar minatori te dielen. Nderkohe ai hodhi poshte disa thashetheme se minatoret kane kryer marredhenie seksuale me njeri-tjetrin ndersa ishin ne thellesi apo se kane dashur qe te hane njeri-tjetrin duke thene se ka disa gjera qe nuk do te thuhen kurre sikunder ka disa gjera te tjera qe njerezit eshte mire ti dine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›