E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimet prekin avionet

Britani

Ministri britanik i Mbrojtjes Liam Foks ka pranuar se dy aeroplanmbajteset e reja qe do te ndertohen pavaresisht nga shkurtimet ne buxhetin e mbrojtjes mund te mbesin pa avione per nje periudhe kohore. Kjo deklarohet ne fillim te nje jave gjate se ciles qeveria e re britanike do te publikoje strategjine e re te sigurise si dhe do te njoftoje shkurtime mjaft te medha ne shpenzimet publike perfshi edhe sektorin e mbrojtjes. Ministri britanik i Financave Xhorxh Osborn tha me heret se do te kushtonte me shume te anulonin projektin per ndertimin e aeroplanmbajteses sesa vazhdimin e ndertimit te tyre. Te premten sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shprehu
shqetesimin per pakesimet britanike ne buxhetin e mbrojtjes. Sipas korrespondentit te BBC-se per ceshtjet e mbrojtjes strategjia e re e sigurise kombetare pritet te theksoje luften ne hapesiren kibernetike dhe terrorizmin nder kercenimet me te medha me te cilat perballet Britania te ashtuquajturat kercenime te rendit te pare. Sekretari i Jashtem Uilliam Hejg ka ngulur kembe se Britania do te mbetet faktor global dhe ka sugjeruar se do te kete shtim te resurseve per sigurine ne hapesiren kibernetike. Ai ka folur per ate se si Britania do te zhvilloje lidhje te reja me fuqite e reja si India dhe Brazili. Hejg pa ashtu ka ngulur kembe se Britania do te vazhdoje te mbetet nje fuqi serioze ushtarake ne NATO dhe ne bote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›