E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, ministri qartëson numrin e të arrestuarve

Ministri i brendshëm i Libisë, Favzi Abdel Al, ka qartësuar numrin e të arrestimeve, që janë bërë lidhur me sulmin vdekjeprurës në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, javën e kaluar.
 

Ai theksoi se janë arrestuar katër persona, që është numër shumë më i vogël se ai i paraqitur nga lideri i Kongresit Kombëtar të Libisë, Muhamed Magarief, që ka thënë se numri i të arrestuarve është 50.
 

Ministri i brendshëm tha se numri 50 kishte të bënte me numrin e personave të kërkuar për hetime.
 

Nga sulmi i së martës në qytetin Bengazi të Libisë, u vra ambasadori amerikan dhe tre punonjës të ambasadës amerikane.
 

Sulmi ndodhi gjatë protestave të myslimanëve lidhur me një film të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, që tallet me Profetin Muhamed.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›