Irak, ekzekutohen 17 të dënuar

Iraku ka ekzekutuar 17 kriminelë të dënuar brenda një dite, ka thënë Ministria e Brendshme, duke çuar në 51 numrin e ekzekutimeve për këtë vit. Në një deklaratë për shtyp MB thekson
se të akuzuarit kanë qenë të dënuar për terrorizëm, plaçkitje të armatosur, rrëmbim dhe vrasje.
Statistikat e ministrisë tregojnë se Iraku ka ekzekutuar 34 persona gjatë muajit janar. Më herët Komisionereja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Navi Pillaj i ka quajtur ekzekutimet si të “tmerrshme”. Ajo kërkoi nga shteti që të ndalojë ekzekutimet, duke shprehur shqetësimin në lidhje me transparencën e procedurave gjyqësore dhe korrektësinë e procesit gjyqësor.
Ekzekutimet kishin pushuar së ekzistuari pas rrëzimit të Sadam Hyseinit në vitin 2003, por kanë rinisur nga autoritetet e Irakut në vitin 2004, për shkak se siç thuhet dënimi me vdekje është i nevojshëm për të luftuar një valë gjakderdhjesh sektariane dhe sulme të kryengritësve.