Rusia kërcënon për veto ndaj rezolutës për Sirinë

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në Siri ka të ngjarë që të vazhdojë gjatë. Zëvendësministri i jashtëm rus, Genadi Gatilov tha se duhet më shumë kohë votimit për rezolutën mbi Sirinë “se nuk do ketë fare votim në ditët e ardhshme”.
Liga Arabe e mbështetur nga SHBA, Britania dhe Franca kanë prezantuar para
Këshillit të Sigurimit të martën një projekt-rezolutë që i bën thirrje presidentit Bashar al Asad t`i japë fund gjakderdhjes në Siri dhe të dorëzojë pushtetin.
Nga ana e saj Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar veprime të menjëhershme para se të humben jetë të tjera.
Ndërkaq zyrtarët rusë kanë kritikuar tekstin e propozuar, duke thënë se nuk e përjashton në mënyrë eksplicite intevenimin e jashtëm ushtarak.
Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha se hedhja e rezolutës në votim do të jetë kundërproduktive dhe se Rusia kërkon që zgjidhja të gjendet brenda Sirisë. Ai tha se shteti i tij do të vë veto ndaj rezolutës mbi Sirinë, nëse shihet se ajo e përkeqëson konfliktin.Çurkin iu kërkoi opozitarëve sirianë që të gjejnë “kurajo” dhe të nisin dialogun me regjimin e al Asadit.